Për ne
LESNA është një ndërmarrje private, e cila i ka filluar aktivitetet e saja qysh në vitet e 80 ta, si një degë regjionale e kompanisë së mirënjohur ,,Lesna’’ nga Sllovenj Gradec në Slloveni. Pastaj në vitet ‘90 u transformua në ndërrmarrje private dhe qysh atëherë vepron në sektorin privat të Kosovës. Aktivitetet kryesore të kompanisë përfshijnë prodhimin, tregtinë, ndërtimtarinë dhe investimet.

Në fillim të viteve 90 ta, ,,Lesna’’ kryesisht ka qenë e përfshirë në tregtimin e prodhimeve sllovene, si shitës ekskluziv për Kosovë. Gjatë periudhës para konfliktit të vitit 1998, ,,Lesna’’ i zgjeroi aktivitetet e saj nga tregtia në prodhimtari, duke paraqitur vijën prodhuese të dyerve dhe dritareve plastike (PVC) në shtator të vitit 1997. Gjatë periudhës së pasluftës, ,,Lesna’’ i zgjeroi aktivitetet e saj, duke i ofruar tregut një asortiment të gjerë të prodhimeve.

Ne kuadër të ndërmarrjes ,,Lesna’’ tashti gjenden këta sektorë:

- Sektori i prodhimit është i ndarë në katër vija kryesore të prodhimit : prodhimi i dyerve dhe dritareve nga PVC-ja , prodhimi i dyerve dhe dritareve nga druri , prodhimi i xhamave termopan si dhe prodhimi i roleteve të brendshme dhe të jashtme
klikoni për më shumë detale

- Sektori i shitjes (tregtisë) ,,Lesna’’ vazhdimisht ofron një asortiment të gjërë të prodhimeve të ndryshme, si nga vijat e veta të prodhimit, ashtu edhe nga tregtia me vendet tjera – importi.Prodhimet e ofruara nga ,,Lesna’’ përfshijnë, por nuk limitohen në
klikoni për më shumë detale

- Sektori i ndërtimtarisë përbëhet nga zyra e ndërtimit ku bëhen projekte adekuate për propozime ideore të programeve të kërkuara. Këtu është i vendosur si grupi i projektimit, ashtu edhe grupi implementues i projekteve
klikoni për më shumë detale

- Sektori i financave merr përgjegjësinë për udhëheqijen financiare të ndërmarrjes si dhe planifikimin e investimeve duke përfshirë edhe investimin në Kasabankë sh.a
klikoni për më shumë detale


- Sektori i ,,Lesna Mobile’’-merret me shitjen e pajisjeve shtëpiake, mobile dhe komplet orenditë për kuzhinë
klikoni për më shumë detale


Ndërmarrja është në pronësi dhe e udhëhequr nga Hashim Deshishku , një afarist me përvojë të gjatë në sektorin privat. Ai është një afarist profesional i cili ka qenë në kompani që nga fillimi i themelimit të saj, kurse më heret udhëheqës i njësisë regjionale të ,,Lesna’’ nga Sllovenia.

Lokacionet specifike të ,,Lesnës’’ në vitet e para të ekzistencës, kanë qenë në Podujevë dhe, pas lufte, lokacioni qendror i kompanisë kaloi në Prishtinë, më detalisht në rrugën ,,Murat Mehmeti’’, nr.34 e më vonë kaloi në Zonën Industriale të Prishtinës, ku tashti gjendet lokacioni kryesor për ushtrimin e aktiviteteve të kompanisë, më saktësisht në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.

,,Lesna’’ i zhvillon programet e saja përmes zyrave në Prishtinë, Podujevë, Lluzhan ,Pejë, Ferizaj, Gjilan dhe Prizren.